Pyetjet më të shpeshta

Find answers to the most common questions about our products.

Fequently Asked Questions

Si mund të bëj një porosi?

Për të bërë një porosi, shfleto produktet në faqen tonë dhe kur gjen diçka që të pëlqen, na shkruaj direkt në chatbox-in për të diskutuar detajet. Mund të na dërgosh foto ose emrin e produktit, dhe ne do të të ndihmojmë për çmimet, disponueshmërinë dhe mënyrën e dorëzimit. Gjithçka bëhet shpejt dhe lehtë përmes bisedës sonë online.

A bëni dërgesa në të gjithë Shqipërinë?

Po, bëjmë dërgesa në të gjithë territorin e Shqipërisë. Dërgesa zakonisht zgjat 1-3 ditë pune, në varësi të vendndodhjes suaj. Për disa zona të largëta, koha mund të jetë deri në 4-5 ditë.

Sa kushton transporti?

Transporti kushton 200 lekë për porosi brenda Shqipërisë. Për porosi mbi 2000 lekë, dërgesa është FALAS! Na shkruani në chatbox për çmimet e sakta të transportit sipas zonës suaj.

A mund të kthej një produkt nëse nuk jam i kënaqur?

Po, pranohen kthimet brenda 7 ditëve nga momenti i dorëzimit, nëse produkti është i papërdorur dhe në gjendje të mirë. Na kontakto përmes chatbox-it ose metodave të tjera të kontaktit për të nisur procesin e kthimit.

Sa kohë zgjat dorëzimi?

Dorëzimi zakonisht ndodh brenda 24-72 orësh pas konfirmimit të porosisë. Do të njoftoheni me SMS ose telefon për statusin e porosisë suaj dhe detajet e dorëzimit.

A ofroni fatura për blerjet?

Po, për çdo blerje mund të lëshojmë faturë nëse e kërkoni. Ju lutemi, përmendeni këtë gjatë bisedës në chatbox kur bëni porosinë, që ta përgatisim paraprakisht.

A janë fotot reale të produkteve?

Po, të gjitha fotot janë të produkteve reale që ofrojmë. Ngjyra mund të ndryshojë lehtë për shkak të ndriçimit të fotografisë ose llojit të ekranit që përdorni, por produktet janë eksaktësisht si në foto.

Nuk po arrij të gjej një produkt që kam parë më parë. Çfarë mund të bëj?

Na shkruaj direkt në chatbox me një foto ose përshkrim të produktit që kërkon. Ne mund të kontrollojmë stokun, ta rivendosim në faqe ose t'ju ofrojmë një alternativë të ngjashme dhe të përshtatshme.

Si mund t’ju kontaktoj?

Mënyra më e shpejtë është të shkruash direkt në chatbox-in e faqes sonë. Gjithashtu mund të na kontaktoni në info@demaltgroup.com ose në numrin e WhatsApp +355692066960. Jemi të disponueshëm çdo ditë pune nga ora 09:00-17:00.

A janë të sigurta të dhënat e mia personale?

Po, të gjitha të dhënat tuaja ruhen të sigurta dhe nuk shpërndahen me palë të treta. Ne i përmbahemi rreptësisht politikave të mbrojtjes së privatësisë dhe përdorim teknologji të avancuar për sigurinë e informacioneve.

Still have questions?

Can\'t find what you\'re looking for? We\'re here to help.

Na kontaktoni